FOTOT
Tiranë, 7 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha deklaroi sot gjatë mbledhje së qeverisë se prioriteti aktual është evakuimi i banorëve nga zonat e përmbytura dhe post evakuimi.
Sipas tij duhet pas shpëtimit të jetëve duhet t'i jepet prioritet post evakuimit.
Pra të regjistrohen familjet të cilët kanë strehuar në banesat e tyre banorët e dëmtuar me qëllim që të furnizohen me ushqime e ilaçe.
Ndërsa një gjë e tillë do të kryhet edhe në godinat e vëna në dispozicion bnga shteti.
Më tej Berisha u bëri thirrje qytetarëve të cilët të kontribuojnë për të ndihmuar banorët e zonave të Dajçit, Bushatit, Obotit, dhe Ana e Malit.
Berisha falënderoi strukturat e shtetit për gatishmërinë e tyre, banorët e zonave të përmbytura të cilët pranuan të evakuohen si dhe qytetarët të cilët u kanë ardhur në ndihmë të dëmtuarve.
"Jemi në emergjencë civile, duke përshëndetur së pari banorët e Obotit, Anës së Malit, Dacit, Bushatit të cilët në tërësi janë përgjigjur thirrjes dhe kanë vendosur me përgjegjësi të lartë të evakuohen duhet të adresoj thirrjen time më miqësore atyre që akoma qëndrojnë që të largohen.
Dua të përgëzoj policinë forcat e rendit autoritete vendore komitetin e emergjencës kanë bërë një menaxhim kompetent eficent të situatës në zonat e përmbytura.
Janë dyfishuar mjetet janë dyfishuar forcat në të katërta anët e zonave prania e policisë e forcave të rendit është evidente" tha kreu i qeverisë.
Ai shtoi se do të dëmshpërbleje një më një të gjitha familjet e dëmtuara duke deklaruar se ata nuk do të kenë fatin e familjeve që u përmbytën në Tiranë.
Berisha gjithashtu deklaroi se ka dërguar në llogarinë bankare të banorëve të dëmtuar rrogën e tij, duke bërë thirrje për kontribute të mëtejshme.
k.k/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni
Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar
M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar
Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër
Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit
Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore
Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti
Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit
Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët
Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm
Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike
Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është
KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve
Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës
Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit
Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet
Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë
Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër
Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veri
Moti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve
Shkodër, zhduket peshkatari, dyshohet se është mbytur në lumin Buna
Lezhë, e zë epilepsia, mbytet në kanalin me ujë 12-vjeçari
Tragjedi në një familje, mbyten në gropën me ujë motër e vëlla