English

Berlini refuzon financimin shtesë për avionin Airbus A400M

Berlin, 7 Janar NOA - Në konfliktin për shpenzimet e mëdha për ndërtimin e transportuesit ushtarak Airbus A400M, Gjermania, sipas një njoftimi në shtyp nuk do të përmbushë kërkesat financiare shtesë të koncernit mëmë EADS.

Gazeta "Handelsblatt" citon punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes që deklarojnë se qeveria federale gjermane duhet t'i qëndrojë strikt marrëveshjes së negociuar dhe prandaj duhet të paguajë maksimumi 650 milionë euro.

EADS kërkon nga Gjermania dhe vendet porositëse, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Belgjika, Luksemburgu dhe Turqia gjithsej më shumë se pesë miliardë euro shtesë.

Në rast se financimi deri në fund të muajit nuk do të bëhet, Shefi i Airbus-it Thomas Enders do ta rrëzojë projektin.

Në dhjetor avioni ushtarak A400M startoi me fluturimin e tij me dy vjet e gjysmë vonesë.

Â

KOMENTE