Bolivi, 7 janar NOA - Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Bolivi, ku një vajzë vetëm 10-vjeçe është bërë nënë.
Sipas mediave vendase, vajza 10-vjeçare e cila ka mbetur shtatzëne dhe ka sjellë në jetë një fëmijë jeton në qytetin e Santa Kruzit rreth 900 kilometra në lindje të kryeqytetit La Paz.
Autoritetet vendore bënë të ditur se e mitura e cila është bërë nënë ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve. Mësohet se 10-vjeçarja ka mbetur shtatzëne si pasojë e një incesti.
Për këtë ngjarje janë denoncuar dhe më pas ndalur tre vëllezërit e 10-vjeçares të moshës 15, 17 dhe 19-vjeçarë, të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me motrën e tyre tashmë mama.
k.k/NOA