Shkodër, 7 janar, NOA - "Në kthesën e Dajçit në orën 9 të mëngjesit, vihet re se shteti shqiptar ka mbaruar. Nuk ka as polici, as ushtri dhe asnjë shenjë të ekzistencës së shtetit. Kanë mbetur njerëz të bllokuar për të cilët nuk ka asnjë informacion se çdo të ndodhë me jetën e tyre". Kjo ka qenë deklarata e bërë mëngjesin e sotëm për mediat nga deputeti i Shkodrës, Ilir Beqja. I gjendur në komunën Dajç, së bashku me deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe në shumë zona të përmbytura të Shkodrës, ai ngriti alarmin për gjendjen aktuale në to.
Burimet zyrtare pranë selisë rozë bëjnë me dijeni se të gjithë deputetët e këtij qarku kanë shkuar në të gjitha komunat e përmbytura, ndërsa niveli i ujit në këto zona vazhdon të rritet.
n.e/NOA