English

Emergjencat civile rrethojnë zonën e rrezikshme, nuk lejohet hyrja pa leje

Tiranë, 7 janar NOA - Ministria e Brendshme njoftoi sot se në takimin e pasdites të Komisionit te Emergjencës Civile të Qarkut Shkodër, ku ishte i pranishëm Kryetari i Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, pas raportimit nga strukturat përkatëse mbi zbatimin e masave të përcaktuara në planin e veprimit, u përcaktuan edhe disa detyra të tjera në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të plotë të situatës.

Konkretisht u vendosën këto detyra:

Kufizimi i rrugëve me shirita tregues për zonat e përmbytura, vazhdimi i punimeve me mjete te rënda për forcimin e argjinaturave të Dajçit dhe Çasit(Velipojë), kontrolli dhe monitorimi me praninë e ushtrisë, Policisë dhe të FNSH-së së zonave të përmbytura,

u vendos që të krijohen hallkat e ndërlidhjes me përfaqësues nga të gjitha njësitë vendore të rrezikuara, të prefektit, të policisë dhe të ushtrisë, të cilët në bashkëveprim me njëri tjetrin do të organizojnë operacionet e evakuimit në të gjitha zonat problematike, u la detyrë që në zonat e rrezikuara të mos lejohet futja e personave që nuk kanë leje të posaçme nga strukturat ushtarake të cilat kontrollojnë këto zona.

k.k/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Standardet e BE, ndërpritet 7 muaj në vit marrja e inerteve nga lumenjtë

Meta diskuton me Fratinin mbi situatën emergjente të përmbytjeve në Veri

Situata e përmbytjeve, raportohen të dhënat më të fundit

Përmbytjet, Meta mbledh trupin diplomatik për t'u këshilluar

Emergjencat civile rrethojnë zonën e rrezikshme, nuk lejohet hyrja pa leje

Përmbytjet, PS: Ja numrat e llogarisë bankare për të ndihmuar banorët e dëmtuar

Topalli në Baçallëk të Shkodrës: Banorët të vazhdojnë evakuimin

Berisha: Banorët e dëmtuar më besojnë, qeveria ime do t'i dëmshpërbleje një më një

Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni

Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar

M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar

Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër

Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit

Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore

Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti

Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit

Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët

Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm

Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike

Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është

KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve

Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës

Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit

Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet

Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë

Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër

Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veri

Moti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve

KOMENTE