English

Fluksi i festave, në 24 orët e fundit ikën 20 mijë emigrantë

Tiranë, 7 janar, NOA - Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit raporton se ende vazhdon të jetë i lartë fluksi i lëvizjes së personave që lënë vendin tonë pas festave të fundvitit. Duke raportuar se në të gjitha pikat e kalimit kufitar për përballimin e fluksit të lëvizjes po punohet me kapacitet të plotë, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, ky fluksi rezulton të jetë 28.701 persona.

Ndërkaq, në ato ku fluksi i qarkullimit të shtetasve dhe të mjeteve është më i lartë është bërë i mundur shtimi i sporteleve dhe i personelit me anë të komandimeve të personelit shtesë.

Ndërkohë janë porositur strukturat vendore që të bashkëpunojnë me strukturat homologe policore të vendeve fqinje, me qëllim menaxhimin sa më mirë të fluksit të lëvizjes.

Nga strukturat e Policisë Kufitare në qendër po mbahen  kontakte të vazhdueshme me strukturat në qarqe për problematikën që mund të evidentohet me qëllim zgjidhjen e saj.Â

n.e/NOA

Â

KOMENTE