Dakar, 7 Janar NOA - Një tjetër incident tepër i rëndë ka ndodhur në garat e Dakarit. Këtë radhë ka qenë motoçiklisti italian Luca Manca i cili është shtruar në spital në gjendje mjaft të rëndë pas një aksidenti që pësoi me motorrin e tij në Dakar.
Ai pësoi një goditje frontale në kokë ku pati pasoja mjaft të rënda për të. Pasi u transportua për rreth 1.500 kilometra me një frymëmarrje artificiale doktorët thanë se ai kishte pësuar dëmtime cerebrale tepër të rënda.
Aksidenti i Mancas i cili ishte në pozicionin e 9-të në renditjen e përgjithshme ndodhi pak pas nisjes së tij nga qyteti i Antofagasta në lokalitetin Maria Elena në kilometrin e 14 të kësaj etape.
Me sa duket gjendja e tij është kritike për jetën dhe mjekët u shprehën se po presin një përmirësim të tij për ta transferuar në një klinikë në Santiago.
r.b/NOA