Elbasan, 7 janar, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë mundur të ndalojnë 22-vjeçarin Shpëtim Buzdra, lindur e banues në fshatin Poroçan të Gramshit. Ndalimi i tij u bë në bazë të një urdhri të posaçëm të nxjerrë nga prokuroria, sipas të cilit ai aluzohet se ka trafikuar në Greqi një minorene. Një fakt të tillë sipas forcave të policisë, ai e ka kryer në bashkëpunim me Drilon Liçi, i cili është kapur dy ditë më parë nga policia.
Ndërsa femra e trafikuar prej tyre mësohet se është14-vjeçarja me inicialet R.R., lindur dhe banuese në qytetin e Elbasanit.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit", e cila parshikohet nga neni 298 i Kodit Penal.
n.e/NOA