Tiranë, 7 janar, NOA - Përgjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme nga forcat e  policisë së Tiranës u krye arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit Zef Marku, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Prush komuna Vaqarr, i proceduar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë sepse dje dyshohet se në afërsi të rrugës "Komuna e Parisit", në kompleksin "Dinamo", dyshohet se ka kanosur me armë zjarri 70-vjeçarin Roberto Ndoka.
U kryen veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e kalibrit 9 mm.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", parashikuar nga nenet 84 dhe 278/2 të Kodit Penal.
n.e/NOA