English

Kryeministri emëron Brikena Kasmin si zëvendësministre të Drejtësisë

Tiranë, 7 Janar NOA - Një juriste është emëruar sonte zëvendësministre e Drejtësisë, me një vendim të posaçëm që mori Këshilli i Ministrave me propozimin e Kryeministrit Sali Berisha.

Në motivimin e vendimit që ka fuqi të menjëhershme, thuhet se Brikena Kasmi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave".

Emërimi i Kasmit plotëson vendin bosh të zëvendësministres së dytë të Drejtësisë në këtë dikaster që e drejton Bujar Nishani.

Më herët ishte emëruar zëvendësministri tjetër, Ermal Dobi.

r.b/NOA Zëvendësministrat aktualë

Selim Belortaja - Zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Edith Harxhi - Zëvendësministre e Punëve te Jashtme

Iva Zajmi - Zëvendësministre e Brendshme

Ferdinand Pone - Zëvendësministër i Brendshëm

Avenir Peka - Zëvendësministër i Brendshëm

Arjan Starova - Zëvendësministër i Mbrojtjes

Ekrem Spahia - Zëvendësministër i Mbrojtjes

Zana Xhuka - Zëvendësministre e Mbrojtjes

Edmond Hoxha - Zëvendësministër i Integrimit

Jorida Tabaku-Zëvendësministre e Integrimit

Nezir Haldeda - Zëvendësministër i Financave

Alfred Rushaj - Zëvendësministër i Financave

Ermal Dobi - Zëvendësministër i Drejtësisë

Leonard Beqiri - Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës

Neritan Alibali - Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës

Enno Bozdo - Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës

Edmond Haxhinasto - Zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Adriatik Alimadhi - Zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Ernest Noka-Zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Nora Malaj - Zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës

Halit Shamata - Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Filloreta Kodra - Zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Kastriot Sulka-Zëvendëësministër i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta

Zamira Sinoimeri - Zëvendësministre e Shëndetësisë

Bardh Spahia - Zëvendësministër i Shëndetësisë

Ndoc Fasllia - Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Tokli K.Thomaj - Zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Dashnor Bajaziti - Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Nikollë Lesi - Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Suzana Turku-Zëvendësministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Arben Demeti - Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Taulant Bino - Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Auron Meneri - Zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Visho Ajazi Lika - Zëvendës Ministër i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin

Â

KOMENTE