Tiranë, 7 janar, NOA - Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur në një takim   urgjent, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura ku mësohet se po diskutohet për rastet e të gjithë gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion.
Bëhet me dijeni paraprakisht se në këtë mbledhje është vendosur për heqjen e imunitetit ndaj gjyqtarit Thoma Nika.
Në këtë mënyrë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka lejuar nisjen e procedimit penal ndaj tij duke i hapur rrugë ndjekjes penale për dyshimet e ngritura në ushtrimin e profesionit prej këtij gjyqtari.
Gjyqtari Thoma Nika aktualisht e ushtron profesionin e tij në Vlorë dhe është gjyqtari i katërt që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i heq imunitetin.
Mbledhja e KLD-së u drejtua nga nënkryetari i këtij institucioni, Kreshnik Spahiu.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â
Â
Â
Â