English

Meta diskuton me Fratinin mbi situatën emergjente të përmbytjeve në Veri

FOTOT

Tiranë, 7 Janar NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, z. Franko Fratini mbi situatën e rënduar në zonat e përmbytura.

Gjatë bisedës mes dy homologëve, u diskutua mbi situatën e rënduar në veri të vendit, mbi problematikat e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut si dhe mbi asistencën e nevojshme në terren për familjet e prekura nga përmbytjet.

Z. Fratini shprehu solidaritetin e Qeverisë italiane duke theksuar se ajo gjendet pranë Qeverisë dhe popullit shqiptar në këto momente të vështira. Gjithashtu, z. Fratini shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate.

Z. Meta, pasi e informoi z. Fratini për masat e marra nga Qeveria shqiptare për përballimin e situatës së krijuar, e falënderoi atë për solidaritetin dhe mbështetjen që Qeveria italiane po ofron në këto momente.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Standardet e BE, ndërpritet 7 muaj në vit marrja e inerteve nga lumenjtë

Situata e përmbytjeve, raportohen të dhënat më të fundit

Përmbytjet, Meta mbledh trupin diplomatik për t'u këshilluar

Emergjencat civile rrethojnë zonën e rrezikshme, nuk lejohet hyrja pa leje

Përmbytjet, PS: Ja numrat e llogarisë bankare për të ndihmuar banorët e dëmtuar

Topalli në Baçallëk të Shkodrës: Banorët të vazhdojnë evakuimin

Berisha: Banorët e dëmtuar më besojnë, qeveria ime do t'i dëmshpërbleje një më një

Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni

Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar

M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar

Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër

Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit

Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore

Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti

Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit

Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët

Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm

Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike

Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është

KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve

Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës

Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit

Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet

Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë

Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër

Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veri

Moti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve

KOMENTE