English

Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër

Tiranë, 7 janar, NOA - Një mbledhje urgjente e Komisionit të Emergjencave Civile të qarkut Shkodër është duke u zhvilluar në këto momente, gjatë së cilës ekspertët po shqyrtojnë në të gjitha detajet e mundshme situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet në veri të vendit.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Brendshme për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave në këtë mbledhje është i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.

Ky i fundit bëhet me dijeni se ndodhet që në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonat e përfshira nga përmbytjet në qarqet Shkodër e Lezhë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE