FOTOTStandardet e BE, ndërpritet 7 muaj në vit marrja e inerteve nga lumenjtë Meta diskuton me Fratinin mbi situatën emergjente të përmbytjeve në Veri Situata e përmbytjeve, raportohen të dhënat më të fundit Emergjencat civile rrethojnë zonën e rrezikshme, nuk lejohet hyrja pa leje
Tiranë, 7 Janar NOA - Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha dhe anëtarë të tjerë të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile gjatë gjithë ditës së sotme kanë inspektuar zonën e përfshirë nga përmbytjet në qarqet Shkodër e Lezhë.
Në mbledhjet e paradites dhe pasdites të Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, ku mori pjesë edhe Ministri Basha, u konstatua se po realizohet me efikasitet të plotë plani i masave të përcaktuara për evakuimin e banorëve dhe po kështu edhe për evakuimin e bagëtive.
Ndërkohë, u përcaktuan edhe disa detyra të tjera për zbatim nga të gjithë strukturat e angazhuara në përballimin e situatës.
Konkretisht u vendosën këto detyra:
-Kufizimi i rrugëve me shirita tregues për zonat e përmbytura,
-Vazhdimi i punimeve me mjete te rënda për forcimin e argjinaturave të Dajçit dhe Çasit(Velipojë)
-Kontrolli dhe monitorimi me praninë e ushtrisë, Policisë dhe të FNSH-së së zonave të përmbytura,
-U vendos që të krijohen hallkat e ndërlidhjes me përfaqësues nga të gjitha njësitë vendore të rrezikuara, të prefektit, të policisë dhe të ushtrisë, të cilët në bashkëveprim me njëri tjetrin do të organizojnë operacionet e evakuimit në të gjitha zonat problematike,
-U la detyrë që në zonat e rrezikuara të mos lejohet futja e personave që nuk kanë leje të posaçme nga strukturat ushtarake të cilat kontrollojnë këto zona.
Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër ka garantuar opinionin publik për kontrollin e plotë të sigurisë dhe për mbështetjen për procesin e evakuimit të banorëve.
Në qarkun Shkodër janë të angazhuara rreth 400 forca policore për kontroll territori, me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, evakuimin e popullsisë, në bllokimin e segmenteve rrugore që paraqesin vështirësi, si dhe në ndërhyrjen për shpëtimin e personave që kërcënohen nga rreziku.
Janë të angazhuara gjithashtu dhe 158 forca speciale, ndërkohë që në terren janë vendosur 23 mjete transporti dhe 5 motobarka.
Gjatë misionit për kontrollin e territorit janë evakuar 50 persona që gjendeshin në rrezik për jetën, 370 persona të tjerë të cilët u evakuan në drejtim të Shkodrës.
Gjithashtu u bë evakuimi i gjësë së gjallë:
70 krerë lopë, 150 krerë dele të cilat janë nisur drejt zonave të sigurta në Bërdicë, 100 lopë e viça drejt fshatit Pentar të komunës Dajç.
Njësia e helikopterëve ka realizuar katër fluturime në drejtim të komunës Dajç, për dërgimin e forcave speciale, më qëllim evakuimin e 12 personave të rrezikuar nga përmbytja.
Në terren janë gjithashtu 611 forca, pjesëtarë të Forcave të Armatosura me 147 mjete në dispozicion, përfshi edhe tre helikopterë të stacionuar në Shkodër.
Deri në mbrëmje, ora 19:00, janë evakuuar nga zona e prekur nga përmbytjet 3407 persona.
Në bazë të raportimeve të Komisionit të Emergjencave Civile Shkodër janë prekur nga përmbytja 2080 shtëpi dhe një sipërfaqe prej 9150 ha tokë.
Në të gjitha bankat e nivelit të dytë, që kryejnë shërbime ndaj buxhetit të shtetit, sot është çelur një llogari speciale me emërtimin " Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të qarkut Shkodër dhe Lezhë". Në këtë llogari mund të derdhë kontributin përkatës çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që dëshiron të kontribuojë financiarisht për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Ndërkohë, në përgjigje të kërkesës së Komitetit Ndërministror, Qendra Operacionale e Koordinimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive e NATO-s, u ka komunikuar sot të gjithë vendeve anëtare situatën dhe nevojën për ndihmë të Shqipërisë.
e.r/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Standardet e BE, ndërpritet 7 muaj në vit marrja e inerteve nga lumenjtë
Meta diskuton me Fratinin mbi situatën emergjente të përmbytjeve në Veri
Situata e përmbytjeve, raportohen të dhënat më të fundit
Përmbytjet, Meta mbledh trupin diplomatik për t'u këshilluar
Emergjencat civile rrethojnë zonën e rrezikshme, nuk lejohet hyrja pa leje
Përmbytjet, PS: Ja numrat e llogarisë bankare për të ndihmuar banorët e dëmtuar
Topalli në Baçallëk të Shkodrës: Banorët të vazhdojnë evakuimin
Berisha: Banorët e dëmtuar më besojnë, qeveria ime do t'i dëmshpërbleje një më një
Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni
Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar
M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar
Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër
Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit
Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore
Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti
Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit
Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët
Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm
Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike
Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është
KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve
Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës
Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit
Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet
Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë
Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër
Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veri
Moti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve