English

Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit

Tiranë, 7 janar, NOA - Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit lidhur me situatën e përmbytjeve ka raportuar se po mban kontakte me punonjësit e Bordit të Kullimit-Shkodër dhe me kryetarin e komunës së Velipojës mbi problemet e argjinaturave në Dajç dhe Ças. Sipas saj, kërkohet mbingritja e argjinaturës së Çasit në një gjatësi prej 200 ml, ku nevojiten rreth 1200 m3 materiale inerte apo gurë dhe argjilë që të bëjnë të mundur mbrojtjen e kapërdimit të ujit mbi argjinaturë në zonën e kulluar me hidrovorin e Çasit.

Ndërkaq, burimet zyrtarë të kësaj ministrie raportojnë se kanë arritur 6 makina vetëshkarkuese në Velipojë dhe kanë filluar punën për transportin e materialeve inerte në argjinaturë, ku vetëm në orën 5 të mëngjesit të sotëm janë transportuar vetëm 60 m3 material inerte.

"Janë monitoruar të gjitha digat e rezervuareve në këtë zonë dhe nuk paraqesin probleme për sigurinë e tyre. Hidrovoret janë në pune me kapacitet të plotë për të mundësuar mbajtjen e ujërave në nivelet e duhura", raportohet në komunikatën e kësaj ministrie.

n.e/NOA

Â

KOMENTE