Tiranë, 7 janar NOA - Ministria e Transporteve njoftoi sot se aksi rrugor Shkodër - Tiranë është totalisht i kalueshëm dhe nuk ka asnjë problem.
Sipas ministrisë së Transporteve vështirësi hasen vetëm në kthesën e Berdicës ku ka prezencë të ujit.
Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve po punon në këtë pjesë me kapacitet të plotë, ndërsa aksi Shkodër - Tiranë është i kalueshëm.
k.k/NOA