Tiranë, 7 janar, NOA - Ushtronte prostitucion kundrejt pagesës prej 2-3 mijë lekësh, por është zbuluar dhe ka rënë në prangat e policisë.
Fjala është për një 31-vjeçare me emrin Flora Afmataj, e lindur në Krujë dhe banuese në Babrru të Tiranës, për të cilën burimet zyrtare të policisë konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se është kapur në flagrancë në kuadrin e operacionit "Shtëpia e Vjetër".
Arrestimi i saj u bë pasi dje në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë, konkretisht në mjediset e lokal "Alpin", u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion kundrejt pagesës së lartpërmendur.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan madje 4 mijë lekë, 1 telefon celular si dhe një pasaportë.
U kryen veprimet proceduriale, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Prostitucionit", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.
n.e/NOA