English

Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni

FOTOT

Tiranë, 7 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti në takim të dërguarin special të Kryeministrit italian Silvio Berluskoni për situatën e krijuar nga përmbytjet, Roberto Guercio, këshilltar special i Kryeministrit Berluskoni për Komitetin e Mbrojtjes së Digave në Itali.

Guercio i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit italian Berluskoni, duke theksuar se Kryeministri Berluskoni urdhëroi kthimin e tij me urgjencë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë, për të siguruar mbështetjen totale të qeverisë italiane në kapërcimin e kësaj situate plotësisht të menaxhueshme, siç u shpreh ai.

Ai u shpreh se e njeh situatën në Shqipëri, digat dhe specifikat e tyre, si dhe kompetencën e inxhinierëve dhe teknikëve shqiptarë, duke u shprehur i bindur se kjo situatë është plotësisht e kapërcyeshme.

"Është e rëndësishme, që qytetarët të shohin dhe të vlerësojnë që autoritetet dhe profesionistët po përballojnë me seriozitet situatën, duke qenë të sigurt në administrimin e asaj që ka ndodhur dhe në projeksionin e evenimenteve që do të vijnë" tha Guercio.

Kryeministri e njohu të dërguarin italian me situatën e krijuar si rezultat i prurjeve të jashtëzakonshme ujore në basenin e Drinit, si dhe me problematikat e shkarkimeve të ujit përgjatë të gjithë kaskadës së Drinit dhe me problemet e përmbytjeve në ultësirën e nën-Shkodrës.

Roberto Guercio si dhe ambasadori italian, z. Saba D'Elia ofruan mbështetjen dhe asistencën e tyre dhe të shtetit italian në përballimin e kësaj situate, qoftë në aspektin e sigurisë së digave, qoftë në aspektin e emergjencave civile.

Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin tonë jo vetëm në përballimin e këtij momenti të vështirë, por dhe në trajtimin e çështjes së sigurisë së digave në një hark kohor më afatgjatë

k.k/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar

M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar

Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër

Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit

Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore

Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti

Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit

Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët

Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm

Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike

Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është

KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve

Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës

Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit

Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet

Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë

Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër

Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veriMoti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve

Shkodër, zhduket peshkatari, dyshohet se është mbytur në lumin Buna

Lezhë, e zë epilepsia, mbytet në kanalin me ujë 12-vjeçari

Tragjedi në një familje, mbyten në gropën me ujë motër e vëlla

KOMENTE