English

Përmbytjet, Meta mbledh trupin diplomatik për t'u këshilluar

Tiranë, 7 Janar NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta takohet me përfaqësues të Trupit Diplomatik për të diskutuar mbi situatën e emergjencës në zonat e përmbytura.

Së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti dhe Zv. Ministrin e Brendshëm Ferdinand Poni, Meta zhvilloi sot një takim informativ dhe konsultativ me përfaqësues të Trupit Diplomatik në lidhje me gjendjen e rënduar në zonat e përmbytura në veri të vendit si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut dhe prurjeve të mëdha të ujit.

Meta së bashku me Ministrin Prifti dhe Zv. Ministrin Poni, informuan Ambasadorët e pranishëm mbi situatën në terren dhe mbi masat e marra nga Qeveria për përballimin dhe kapërcimin me dëme sa më minimale të situatës së krijuar, të cilën ai e cilësoi si kritike por jo dramatike.

Gjithashtu, në emër të Qeverisë shqiptare, z. Meta u kërkoi Ambasadorëve kontributin e vendeve të tyre për menaxhimin sa më efikas të emergjencës si dhe u garantoi atyre një komunikim të vazhdueshëm dhe transparent, duke i siguruar njëkohësisht për koordinimin e asistencës që pritet të vihet në dispozicion.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Standardet e BE, ndërpritet 7 muaj në vit marrja e inerteve nga lumenjtë

Meta diskuton me Fratinin mbi situatën emergjente të përmbytjeve në Veri

Situata e përmbytjeve, raportohen të dhënat më të fundit

Përmbytjet, Meta mbledh trupin diplomatik për t'u këshilluar

Emergjencat civile rrethojnë zonën e rrezikshme, nuk lejohet hyrja pa leje

Përmbytjet, PS: Ja numrat e llogarisë bankare për të ndihmuar banorët e dëmtuar

Topalli në Baçallëk të Shkodrës: Banorët të vazhdojnë evakuimin

Berisha: Banorët e dëmtuar më besojnë, qeveria ime do t'i dëmshpërbleje një më një

Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni

Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar

M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar

Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër

Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit

Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore

Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti

Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit

Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët

Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm

Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike

Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është

KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve

Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës

Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit

Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet

Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë

Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër

Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veri

Moti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve

KOMENTE