Tiranë, 7 janar NOA - Pas deklaratës së kreut të opozitës, Edi Rama se janë hapur dy llogari bankare për tu ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar nga përmbytjet, zëdhënësja e Partisë Socialiste ka bërë të ditur dy numrat e llogarisë për banorët e Veriut.
"Partia Socialiste në ndihmë të familjeve të përmbytura në Veri ka vënë në dispozicion dy llogari bankare në dispozicion të çdokujt që dëshiron të japë kontributin e tij sado modest.
Banka Credins Numri i llogarisë - AL37 2121 1016 0000 0000 0020 4700
BKT Numri i llogarisë- 401 328 520" deklaroi zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj.
k.k/NOA