Tani për tani ai nuk paralajmëroi konsekuenca në personel për arsye të dështimeve të shërbimeve të fshehta. Por në planin afatmesëm Obama duhet të ristruktorojë shërbimet e fshehta
Nga Klaus KastanDetyrat përballë Obamas janë gjigante
Supermeni Barack Obama: ai duhet t'u japë fund luftërave në Afganistan dhe në Irak, të zgjidhë konfliktin në Lindjen e Mesme, të përfundojë me sukses zënkat për programin bërthamor me Teheranin, të mposhtë terrorizmin ndërkombëtar, të përkujdeset për sigurinë kombëtare, të mbyllë kampin e të burgosurve në Guantanamo, të sigurojë një sistem të ri shëndetësor për bashkatdhetarët e tij.
Ai duhet të fillojë me mbrojtjen e klimës, megjithë kundërshtimet e mëdha në vendin e tij dhe të tejkalojë krizën ekonomike, natyrisht duke krijuar më shumë vende të reja të punës, të ketë nën kontroll krizën e sektorit të pasurive të patundshme dhe të kujdeset për mirëqenien dhe kënaqësinë e qytetarëve.
Dhe duke kryer të gjitha këto detyra ai duhet mundësisht që të mos zhgënjejë askënd, mundësisht t'ju japë të drejtë të gjithëve.Â
Këto janë ëndrra të bukura. Problemi është se Presidenti amerikan nuk është Supermen. Burri më i fuqishëm në botë, siç e quajnë atë shpesh me ngut, nuk ka aq shumë pushtet sa mendojnë të tjerët. Barack Obamës për të gjitha vendimet e rëndësishme i duhet miratimi i kongresit amerikan. Dhe atje atij mund t'i mungojë edhe mbështetja e shokëve të partisë së tij. Kundërshtarët e tij politikë kërkojnë me ngulm gabimet e mundshme në administratën e Obamës.
Për shkak të tentativës për sulm në avionin e shoqërisë Delta Airlines në ditën e parë të Krishtlindjeve ai akuzohet se nuk i ka marrë seriozisht rreziqet nga terrorizmi. Edhe pse kjo akuzë mund të jetë absurde, asaj nuk i mungon ndikimi tek bashkëatdhetarët e Obamës.  Â
Obama duhet t'i strukturojë shërbimet e fshehta
Fakt është që shërbimet e fshehta amerikane kanë dështuar kur bëhet fjalë për rastin e Detroitit. Ato kanë dështuar siç u shpreh presidenti që t'i bashkonin gurët e mozaikut, gjë që do të kishte çuar në përfshirjen e të dyshuarit në listën e personave me ndalim fluturimi.
Në Afganistan, këtë e vë në dukje tani raporti i NATO-s, agjentët e CIA-s nuk janë efikasë në punën e tyre. Vrasja e shtatë bashkëpunëtorëve të CIA-s nga një agjent i dyfishtë është një goditje tjetër për shërbimin e fshehtë dhe presidentin Obama. Megjithatë nga takimi i djeshëm në Shtëpinë e Bardhë nuk mund të pritej shumë. Sidoqoftë në planin afatmesëm Obama duhet të ristrukturojë shërbimet e fshehta dhe të koordinojë më mirë punën mes tyre.
Kjo do të jetë një punë gjigante për qeverinë e tij. Barack Obama është një person që ndodhet para fakteve. Vuajtjet nëpër të cilat po kalon ai janë tipike për një president të ri. Ai dëshiron që të drejtojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rrugën e duhur. Megjithatë cilindo drejtim që ai do të marrë, atje do të ketë edhe kundërshtarët e tij. /dw/