English

Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë

Tiranë, 7 janar, NOA - Ministria e Brendshme ka publikuar të dhënat e deritanishme mbi situatën e përmbytjeve në vendin tonë. Sipas tyre rezulton që në vetëm në zonën e Shkodrës janë përmbytur 4786 ha tokë. Â

Ndërkaq, për këtë zonë komunikohet zyrtarisht se janë në praninë e ujit plot 870 shtëpi, ndërsa janë evakuuar gjithsej 527 familje.

Komuna Dajç

Nga grupi i punës inxhiniero-teknik i ngritur nga Prefekti në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë është punuar dhe riparuar rreth 140 m argjinaturë dhe brenda ditës së sotme pritet të përfundojë pjesa tjetër e dëmtuar prej 400 m.

Gjatë ditës së djeshme është bërë një punë intensive nga strukturat e policisë dhe të ushtrisë që janë të dislokuar në këtë zone, për të bindur komunitetin e zonës për t'u evakuar, punë e cila vazhdoi edhe gjatë mbremjes së kaluar.

Po punohet në komunën Velipojë për riparimin e argjinaturës në fshatin Ças.

Gjatë ditës së djeshme janë evakuar nga strukturat e ushtrisë rreth 200 kokë bagëti nga zona e përmbytur në afërsi të nënstacionit të pompave që furnizojnë komunën Velipojë, pranë fshatit Trush të komunës Bërdicë.

Gjithashtu, për të ndihmuar në situatën e krijuar, kanë ardhur edhe një grup specialistësh nga Kosova i përbërë prej 15 vetësh të cilët janë të pajisur me mjete speciale, varka gome etj, që do të vihen në dispozicion të zonave që janë të përmbytura.

Nga KECQ i drejtuar nga Prefekti vazhdon ritmikisht puna dhe koordinimi i të gjithë strukturave të dislokuara në qark dhe atyre që kanë ardhur në mbështetje si nga MM, MB, Rezervat e Shtetit për ndjekjen sistematike të situatës konkretisht në terren.

 Qarku Lezhë

Në Ishull Shëngjin në lagjen Stom uji është larguar plotësisht. Hidrovori punon me kapacitet të plotë. Vazhdon puna për ngritjen e argjinaturës mbrojtëse për pengimin e baticave të detit.

Në komunën Shënkoll, në fshatin Tale argjinatura e hidrovorit është riparuar dhe nuk ka problem në banesa dhe në rrugë.

Në komunën Balldre nuk ka problem. Hidrovorët e fshatrave Balldre e Gocaj janë në gjendje pune dhe punojnë me kapacitet të plotë.

Në rrethin e Kurbinit:

Në komunën Fushë Kuqe, në fshatin Patok nuk ka problem. Hidrovorët në fshatrat Fushë Kuqe dhe Adriatik punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë problem.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE