FOTOT
Tiranë, 7 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha u ka bërë thirrje sërish sot banorëve të komunës së Dajçit, Bushatit dhe Ana e Malit të largohen nga banesat e tyre pasi gjendja është kritike.
Gjatë një konference për shtyp dhënë ditën e sotme Berisha u premtoi banorëve të zonave të përmbytura se shteti do t'i dëmshpërblejë ata deri në qindarkën e fundit.
"Në situatën e krijuar kur prurjet janë dyfishuar e kur reshjet duket se do të vijojnë, nuk ka gjë më të çmuar se jeta e qytetarëve, ndërkohë shtoi se shkarkimet do të jenë më intensive" deklaroi sot Berisha duke shtuar se "ndodhemi në buze të gjendjes së jashtëzakonshme". "Nuk mund të shmangen derdhjet, shkarkimet e liqeneve, autoriteti i mbikëqyrjes së digave është i detyruar të zbatojë me përpikmëri rregulloren dhe aty vepron në mënyrë tërësisht të bazuar në rregulloren dhe menaxhimin e digave. Nuk ka vend për panik sepse këtë situatë do ta kalojmë.
Sot është momenti për mençuri në përballimin e gjendjes" u shpreh kryetari i qeverisë.
Berisha deklaroi se për përmbytjet është vënë në dijeni NATO, ndërsa Italia ka sjelle ekspertin për digat e Austria, Kosova, Maqedonia janë të gatshme për të ofruar ndihmën e tyre.
k.k/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni
Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar
M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar
Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër
Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit
Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore
Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti
Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit
Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët
Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm
Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike
Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është
KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve
Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës
Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit
Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet
Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë
Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër
Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veri
Moti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve
Shkodër, zhduket peshkatari, dyshohet se është mbytur në lumin Buna
Lezhë, e zë epilepsia, mbytet në kanalin me ujë 12-vjeçari
Tragjedi në një familje, mbyten në gropën me ujë motër e vëlla