Tiranë, 7 janar, NOA - Për përballimin e situatës emergjencës së krijuar në zonën e Lezhës dhe Shkodrës janë dërguar nga Shtabi i Forcave të Armatosura gjithsej 224 forca, ku prej tyre 14 janë të trupave të sigurisë së Kosovës dhe 2 të NATO-s.
Së bashku me 67 mjetet e dërguara në zonat e përmbytura, ata kanë vazhduar kryerjen e detyrave për përforcimin e argjinaturës dhe evakuimin e popullsisë dhe gjësë së gjallë prej tyre.
Sipas të dhënave të komunikuara zyrtarisht, prej këtyre forcave janë evakuar:
 Në Dajç dhe Obot:
Ø 2 familje me 16 persona
Ø 26 bagëti
Ø Janë vendosur 600 thasë me rërë
Ø Në Berxhat vazhdon puna për vendosjen e argjinaturës; është ndërtuar 50 ml argjinaturë dhe janë përforcuar 70 ml të tjera.
ØJanë dërguar në zonën e operacionit 100 palë çizme kundër ujit dhe 42 pelerina.
Ø Furnizim me bukë dhe ujë të pijshëm.
Ø Transportuar 20 m3 inerte për në fshatin Obot.
Ø Transportuar një i sëmurë nga fshati Bërdicë për në spitalin civil Shkodër.
Ø Janë transportuar 110 m3 inerte nga Velipoja për në Komunën Dajç për rregullim
   argjinaturës dhe hapje rruge.
Ø Në fshatin Semishtë Shkodër dhe në fshatin Qashë janë transportuar përkatësisht 40 dhe 20 m3 zhavor.
 Në Velipojë
Rezulton se janë transportuar 40 m3 inerte në një distancë 6 km, me 5 automjete vetëshkarkuese të batalionit të xhenios, të cilat arritën në zonën e operacionit rreth orës 23.00 të ditës së djeshme.
Â
Në Lezhë:
Ø Janë transportuar nga gurorja e Gjadrit për në Tale të Lezhës 180 m3 inerte për riparim të argjinaturës së dëmtuar
ØNë Ishullin Lezhë janë mbushur 422 m3 argjinaturë.
Strukturat e ushtrisë janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë operacionet për evakuimin e komunitetit, forcimin e argjinaturave dhe dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave të ndryshme për ato familje që nuk janë evakuar ende.
n.e/NOA
Â
Â