English

Server: Ballkani në BE, një realitet

INTERVISTA/"Ndarja e Kosovës nuk është më temë tabu, por duhet kuptuar se pala kosovare për tri komunat veriore do të kërkonte Preshevën, me çka Beogradi nuk pajtohet", thotë Daniel Server, nga Instituti Amerikan për Paqe.

Cilat janë sfidat dhe perspektivat e Ballkanit? Rrethanë e mirë është kandidatura e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse beneficionet vijnë jo vetëm me anëtarësimin në BE, por edhe nga vetë statusi i kandidaturës. Shumica e vendeve ballkanike, ose kanë këtë status, dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme, ose janë afër për të siguruar këtë status. Sa u përket sfidave - kemi Kosovën dhe Bosnjën. Gjërat në Kosovë kanë shkuar relativisht mirë, në kuptimin që nuk janë vërtetësuar parashikimet më të këqija. Por, veriun e Kosovës e kontrollon Beogradi dhe nuk hetohet vullnet politik i bashkësisë ndërkombëtare që t'i kundërvihet një fenomeni të tillë, që e konsideroj si problem të madh. Çfarë do të thotë kjo mungesë e vullnetit të bashkësisë ndërkombëtare? Tri komunat veriore, edhe para luftës, me mbimesatare ishin të banuara me serbë. Në bashkësinë ndërkombëtare ka shumë të tillë që rezonojnë se këto komuna duhet t'i takojnë Serbisë. Kisha për të thënë se bashkësia ndërkombëtare në këtë aspekt po sillet me kritere të dyfishta dhe jo me sinqeritet. As Uashingtoni dhe as Brukseli nuk duan të angazhohen dhe t'i mundësojnë Prishtinës që të vë kontroll mbi këto tri komuna në veri. Ata rezonojnë në këtë formë - nëse do t'i lejojnë gjërat të shkojnë siç janë, që de fakto është ndarje, me këtë situatë mund edhe të jetohet. Duhet pranuar se në këtë rezonim nuk gabojnë. Me këtë gjendje kemi jetuar 8 - 9 vjet. Rezoni i tyre është se Kosova tash është shtet i pavarur dhe nëse është e pakënaqur me situatën e tashme, mund të ulet dhe të bisedojë me Serbinë. Zaten, nëse Kosova dhe Serbia, si dy shtete sovrane, dëshirojnë të bisedojnë për këtë çështje, këtë mund ta bëjnë. Shtetet sovrane mund të diskutojnë edhe për çështjen e territoreve nëse dëshirojnë. Mendoni se kjo nuk është më çështje tabu? Jo, më nuk është tabu, sepse tash Kosova është shtet i pavarur dhe shtetet sovrane kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan. Por, është me rëndësi të kuptohet se pala kosovare në këto bisedime nuk do të thoshte: po, merreni veriun. Pala kosovare do të kërkonte si këmbim Preshevën, që pala serbe nuk do ta pranonte. Çfarë dua të them - mbase mund të ndodhë që të ketë këmbim mendimesh në këtë plan, por nuk besoj se është e mundur çfarëdo marrëveshjeje.

Evropa e Lirë

KOMENTE