English

Sheiku i Manchester City vë në dispozicion të ekipit 338 milionë euro

Londër, 7 Janar NOA - Sheiku Mansour bin Zayed al-Nahyan i cili është dhe pronari i ekipit të Manchester City deri tani ka derdhur një kapital për këtë skuadër prej 395 milionë sterlinash të cilat janë rreth 440 milionë euro.

Me sa duket së fundmi ai ka vënë në dispozicion të skuadrës dhe të teknikut italian Mançini një shumë tjetër gjigante e cila ka një vlerë prej 338 milionë eurosh.

Mançini nuk mund të mbetet veçse shumë i kangur nga kjo gjë dhe menjëherë ai është hedhur në merkato për të plotësuar dëshirat e tij në marrjen e lojtarëve.

Lojtarët më të përfolur kohët e fundit për të ardhur në dispozicion të teknikut janë mbrojëtsit Kjaer dhe Chivu dhe sulmuesi i Sampdorians Pazzini kundrejt të cilit ka shfaqur interes dhe Çelsi i Ançelotit për tu mos harruar ktu dhe refuzimi i Veron i cili kërkoi të luante me skuadrën argjentinase Estudiantes.

Por me një shumë të tillë duket se dëshirat e Mançinit për lojtarët që do të marrë do të plotësohen dhe shumica e futbollistëve që ai ka kërkuar janë në kampionatin ku ai dhe ka luajtur, në atë italian të Seria A.

r.b/NOA

KOMENTE