Durrës, 7 janar NOA - Një sherr për parakalim në bulevard, ka shkaktuar një masakër me thika mes tre të rinjve dhe një 50-vjeçari.
Megjithëse ishte i vetëm në "luftë" 50-vjeçari ka lënë të plagosur me thikë tre të rinjtë ndërsa ka marrë edhe vetë një plagë.
Ngjarja ndodhi dje në lagjen Nr.15 në Durrës, kur Musa Ndreaj, 50-vjeç duke udhëtuar me një motoçikletë tip Piagio është konfliktuar me tre personat A.B. 32-vjeç, H.B., 27-vjeç dhe K.B., 30-vjec të cilët udhëtonin me një makinë.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar me thikë të tre personat që udhëtonin me autoveturë nga të cilët 27-vjeçari H.B. ka marrë dëmtime serioze për jetën.
Personat e dëmtuar pas mjekimeve të marra ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu gjate konfliktit është plagosur edhe vetë i dyshuari si autor i ngjarjes.
Policia e sinjalizuar për ngjarjen u vu menjëherë në lëvizje duke identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar.
k.k/NOA