Tiranë, 7 Janar NOA - Deri në orën 19.00 të mbrëmjes së sotme në rajonin verior janë evakuuar 3407 persona kurse konstatohen 2080 shtëpi të përmbytura dhe toka nën ujë, 9150 hektarë.
Të dhënat e fundit, i publikoi sonte institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër i cili tha se po koordinon me strukturat qendrore dhe komitetin e posaçëm për përmbytjet për të përballuar çdo situatë eventuale.
Ndërkohë, Prefektura e Shkodrës, njofton të gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë për të ndihmuar në zonat e përmbytura në Shkodër, se në degën e BKT-së Shkodër është çelur llogaria bankare me numër: 410328492.
Në këtë numër ju mund të depozitoni kontributet tuaja për t'u ardhur në ndihmë familjeve të zonave të përmbytura
r
Njësia vendore
Tokë e përmbytur
Persona të evakuuar
Shtëpi të përmbytura
1
Bashkia Shkodër
230 ha
83
320
2
Komuna Dajç
2000 ha
2000
1187
3
Komuna Ana Malit
1170 ha
200
170
4
Komuna Velipojë
2000 ha
25
50
5
Komuna Bërdicë
1700 ha
350
65
6
Komuna Guri Zi
250 ha
689
200
7
Komuna Bushat
1300 ha
50
80
8
Komuna Qendër, M.Madhe
500 ha
10
8
Â
Gjithsej
9150 ha
3407 persona
2080 shtëpi