English

Standardet e BE, ndërpritet 7 muaj në vit marrja e inerteve nga lumenjtë

Tiranë, 7 Janar NOA - Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur gjatë mbledhjes së qeverisë se me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Shqipëria do të adaptojë një standard të Bashkimit Europian në qëndrimin ndaj shfrytëzimit të inerteve në lumenj.

"Ky standard, - tha Kryeministri - kërkon që të ndërpritet marrja e inerteve në lumenj nga muaji nëntor deri më 31 maj. Unë personalisht jam dakord me këtë vendim, i cili nuk është se nuk vështirëson në një shkallë të caktuar ndërtimet, por duhet të marrë përparësi të madhe, sepse mbrojtja e shtretërve të lumenjve është domosdoshmëri."

Kryeministri tha se dhënia e lejeve për guroret duhet të shoqërojë këtë vendim, me një kusht që guroret të jepen pasi të kenë dorëzuar me përgjegjësi projektin e rehabilitimit të gurores, që nënkupton shfrytëzim taracor.

"Shfrytëzimi me taracë edhe ai me kushte që aty të mbijë pema e ullirit, lisit apo pemë tjetër. Së dyti, nuk mund të jenë me fytyrë nga rruga. Ata detyrimisht duhet të ndërtojnë rrugën dhe të dalin në anën tjetër, pasi, nëse shkon në disa qytete të duket sikur je në shkretëtirë, ashtu siç janë bërë faqet e shkëmbinjve. Ne duhet të ruajmë maksimalisht mjedisin. Edhe pse shfrytëzohen nga ana tjetër e rrugës, edhe ajo duhet të ketë detyrimisht projekt rehabilitimi dhe në përgjegjësi të plotë me kriteret. Askush nuk merr leje për guroren pa dorëzuar projektin dhe të gjitha detyrimet. Përndryshe do të shpallet krim ndaj mjedisit dhe krimet ndaj mjedisit janë krime të rënda," u shpreh Kryeministri.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Standardet e BE, ndërpritet 7 muaj në vit marrja e inerteve nga lumenjtë

Meta diskuton me Fratinin mbi situatën emergjente të përmbytjeve në Veri

Situata e përmbytjeve, raportohen të dhënat më të fundit

Përmbytjet, Meta mbledh trupin diplomatik për t'u këshilluar

Emergjencat civile rrethojnë zonën e rrezikshme, nuk lejohet hyrja pa leje

Përmbytjet, PS: Ja numrat e llogarisë bankare për të ndihmuar banorët e dëmtuar

Topalli në Baçallëk të Shkodrës: Banorët të vazhdojnë evakuimin

Berisha: Banorët e dëmtuar më besojnë, qeveria ime do t'i dëmshpërbleje një më një

Përmbytjet, Berisha pret të dërguarin special të kryeministrit italian Silvio Berluskoni

Rama apel qytetarëve: PS hapi dy llogari bankare, kontribuoni për banorët e dëmtuar

M.B apel shqiptarëve dhe të huajve: Ndihmoni financiarisht banorët e dëmtuar

Mëhilli: Rama, ndërsen veglat e tij për të përhapur panik në Shkodër

Kryeministri paralajmëron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministria e Brendshme: Evakuohet popullsia në zonën e Dajçit dhe Ana e Malit

Dajç, stafi mjekësor qëndron në gatishmëri në rrugën kryesore

Përmbytjet, Leskaj: PS kërkon me forcë largimin e ministrit të Energjetikës, Prifti

Kadeli: Berisha të dëmshpërblejë banorët e të çojë para drejtësisë përgjegjësit

Qeveria njofton NATO-n për përmbytjet, Berisha: Të evakuohen banorët

Ministria e Transporteve: Aksi rrugor Shkodër-Tiranë është i kalueshëm

Zonat e përmbytura, Shërbimi Social: Familjet e prekura do marrin ndihmë ekonomike

Deputetët e PS në Dajç: Ora 9 e mëngjesit, shteti nuk është

KESH raporton për të dhënat e prurjeve në kaskadat e HEC-eve

Policia: Përmbytjet, u evakua një pjesë e mirë e popullatës

Ministria e Bujqësisë: Duhet të ringrihet argjinatura e Çasit

Raporti: Në zonat e përmbytura, 224 forca ushtarake me 67 mjete për evakuimet

Publikohen të dhënat mbi përmbytjet, vetëm në Shkodër janë përmbytur 4786 ha tokë

Ministri Basha mbledh urgjentisht komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër

Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veri

Moti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve

Â

KOMENTE