English

Teatri "Aleksandër Moisiu" feston 57 vjetorin, me shfaqjen "Ana Kristi"

Tiranë, 7 janar NOA - Në datën 11 janar Teatri "Aleksandër Moisiu" mbush 57 vjet nga dita e krijimit të tij.

Për të festuar këtë ditë, trupa e teatrit shfaq më datë 10 janar ora 19.00  "Ana Kristi" fituese e çmimit Pulitzer e dramaturgut amerikan Eegene O'Neill, me regji nga Driada Dervishi.

"Ana Kristi" një nga dramat më të mëdha të kohës, me një tingëllim tejet njerëzor, impresivisht të vërtetë në karakterin e saj dhe në momentet më kulminante, intensivisht dramatike.

Të gjithë ata që e ndjekin teatrin dhe mezi presin që të shohin diçka të re, duhet të shënojnë në agjendën e tyre emrin e shfaqjes "Ana Kristi", si një pjesë që nuk duhet tu shpëtojë pa e parë.

E shkruar nga dramaturgu amerikan Eugene ONeill fitues i katër çmimeve Pulitzer dhe i një çmimi Nobel, "Ana Kristi" është një pjesë veçanërisht tërheqëse.

Për kronikët që shohin teatër ajo vjen si një gllënkë e fortë kafeje e zezë për dikë që sapo ka pirë një limonatë.

Nëse "Një udhëtim i gjatë brenda natës" është kryevepra e Eugene O'Neillit, "Ana Kristi" vjen pas saj dhe është pjesa e tij më popullore dhe më e vëna nëpër skenat teatrore botërore, e cila vetëm me vëniet e fillimit në vitin 1922 numëron 117 shfaqje.

"Ana Kristi" është adaptuar tri herë për ekran.

Ajo më e suksesshmja është hera e dytë, prodhimi i Hollivudit, ku në rolin e "Ana Kristit" luan Greta Garbo, në filmin e saj të parë me zë, film që mbahet si nga më të mirët e Hollivudit (1931).

Me rolin e Ana Kristit, Garbo merr dhe Oskarin e saj të parë.

Përpara se të shfaqej në Teatrin Vanderbilt të Brodueit më 2 nëntor 1921, "Ana Kristi" u rishikua dhe pati ndryshime të shpeshta nga Eugene O'Neill .

Suksesi i "Ana Kristi" e ndihmoi O'Neillin të fuqizonte reputacionin e tij si një nga dramaturgët më të mirë amerikane.

"Ana Kristi" është një studim i jetës moderne, e cila dramatizon përzierjen e komedisë dhe tragjedisë, karakteristika të përjetshme të jetës.

Dama fokusohet në marrëdhënien problematike ndërmjet një marinari dhe vajzës së tij të cilën ai nuk e ka parë prej gati 20 vitesh dhe kjo marrëdhënie ndërlikohet edhe më shumë nga lidhja e saj romantike me një njeri të detit dhe për të kaluarën e saj me probleme. O'Neill prezanton një pamje realiste dhe të dhimbshme të konfliktit familjar dhe të një realiteti të ashpër të jetës femërore.

Publiku dhe kritika e cilësojnë pjesën si një konfirmim të pushtetit të dashurisë dhe të faljes.

"Ana Kristi" tragjedia e një nostromi të vjetër, i cili ka frikë dhe ka mbledhur shumë urrejtje për detin. Në det janë mbytur të gjithë burrat e fisit të tij dhe prej tij janë trishtuar të gjitha gratë e tyre….

Pjesa përfundon me një fund "të lumtur" dhe për këtë ka pasur kritika të ndryshme. ONeill duket sikur i sugjeron publikut që ata ta shohin këtë "si një fund të lumtur, nëse janë aq miopë sa ta besojnë një gjë e tillë dhe aq mendjeshkurtër sa ta dëshirojnë këtë gjë".. Ai, më në fund ka kënaqësinë e aludimit në fjalët e mbylljes, ku çdo gjë duket mjaft e gëzuar për momentin edhe pse ndoshta nuk ka fund për fatkeqësitë, apo vuajtjet e gjithkujt të fshehur në mjegullën e detit.Â

Kemi një fund të lumtur, me autorin që i mban gishtat të kryqëzuar . Â

Me rastin e marrjes se çmimit Pulitzer për "Ana Kristin" 1921, ai shkruan për Neë York Times:Â "Unë doja që publiku të largohej me një ndjenjë të thellë të jetës që vazhdon, me të shkuarën që asnjëherë nuk është një e shkuar, por gjithnjë lindja e së ardhmes, të një problemi të zgjidhur për momentin, por që për nga natyra e zgjidhjes së tij, përfshihet në një problem të ri." Emërtojeni si të doni, një komedi të ëmbëlhidhur, dramedi, apo një tragjedi të pazhvilluar, e rëndësishme është që si elementet komike, apo tragjike të mos e kalojnë masën.

Regjisore Driada Dervishi

As/Regjisor: Xhelaj Tafaj

Muzika: Metila Dervishi, Eduart Tereziu,

Efektet muzikore: Julian Shyti

Skenografia: Beqo Nanaj        Â

Interpretojnë në role : Ana Kristi - Klodjana Keco, Krisi - Hysen Bashhysa, Met Burke - Marvin Tafaj, Marta Ouen - Sanie Hoti, Xhoni - Xhelal Tafaj, Postierja - Mimoza Marjanaku.

m.s/NOA

Â

KOMENTE