English

Tiranë, arrestohet 66-vjeçari, masakroi me sopat një të moshuar

Tiranë, 7 janar NOA - Policia e Tiranës, ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes së një 71-vjeçari tre ditë më parë në fshatin Gror të kryeqytetit.

Burime nga policia thanë se sot u arrestua 66-vjeçari Ferhat Çullhaj, lindur dhe banues në fshatin Gror Komuna Pezë pasi dyshohet se ka goditur me sopat 71-vjeçarin Shefik Grori. I moshuari u gjet i vdekur në banesën e tij në fshatin Gror ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendngjarje ku gjeti dhe sekuestroi sëpatën me të cilën ishte kryer vrasja.

Sipas policisë i moshuari ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë në mesin e dhjetorit të vitit 2009 për të jetuar në pronat e tij i vetëm në fshatin Gror.

Por atje është grindur me një bashkëfshatar pikërisht me 66-vjeçarin Ferhat Çullhaj i cili dyshohet se e ka goditur me sopat duke i shkaktuar vdekjen.

k.k/NOA

Â

KOMENTE