English

Tronditet besimi ndaj Braunit, dy ish-ministra i kërkojnë dorëheqjen

Londër, 7 janar, NOA - Vetëm disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe, kredibiliteti ndaj kryeministrit anglez, Gordon Braun, po tregon një tronditje të re. Tashmë janë dy ish-ministra të kabinetit qeverisës të cilët po bëjnë thirrje për një votim sekret mbi udhëheqjen e tij.

Janë pikërisht Patricia Heuitt dhe Geoff Hoon, të cilët u kanë shkruar deputetëve laburistë duke u thënë se çështja duhet zgjidhur një herë e përgjithmonë.

Sipas tyre, partia së cilës i përkasin ishte "thellësisht e ndarë" dhe pa votë kishte rrezik që këto shqetësime të vazhdonin edhe gjatë fushatës elektorale.

Ndërkaq, edhe deputeti laburist Frank Field dhe ish-sekretari i brendshëm, Charles Clarke, të cilët njihen si kritikë të kryeministrit Braun në të kaluarën, deklaruan se e kanë mirëpritur thirrjen e tyre.

Që të dy prej kohësh janë deputetë të laburistëve, por nuk dihet nëse do të ishte e mundur që akti i hartimit të kësaj letre, do të detyronte vërtet kryerjen e një votimi që do të sfidonte qeverisjen e Braunit.

n.e/NOA

KOMENTE