Tokio, 7 Janar NOA - Cutomu Jamaguçi, i cili i kishte mbijetuar dy shpërthimet bërthamore në fund të Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 93 vjeçare. Jamaguçi ishte në një udhëtim zyrtar në Hiroshimë në 6 gusht 1945, kur shpërtheu bomba e parë bërthamore ndërsa ndodhej 3 km larg epiqendrës së shpërthimit.
Jamaguçi u plagos, dhe të nesërmen u dërgua me tren për në shtëpinë e tij në Nagasaki. Aty ishte në 9 gusht kur u hodh bomba e dytë bërthamore. Vitin e kaluar, Jamaguçi u bë i njohur me titullin "hibakusha", apo i mbijetuari i bombës bërthamore, raporton RFE. Ai ishte ndër njerëzit e paktë që kanë qenë të pranishëm në vendin e dy shpërthimeve dhe kanë mbetur gjallë.
Â