Itali, 7 Janar NOA - Ka qenë vetë mesfushori i Interit Patrick Vieira i cili ka konfirmuar se do të shkojë ke ekipi i ish - tranierit të tij, Mançini, tek Manchester City.
"Dua të marr pjesë në botërorin e Afrikës së Jugut dhe për këtë gjë kërkoj vazhdimësi në lojën time", - ka deklaruar francezi.
Vendi i tij në formacionin e Interit nuk është i sigurtë kështu që ai mund të largohet që tani në ekipin e Manchester City ku për të do të ishte një rikthim në kampionatin anglez të Premier League pasi ka luajtur dhe me Arsenalin për një kohë të gjatë.
Duke parë që ai ka luajtur 12 ndeshje në kampionat, 2 në champions dhe që Mourinjo nuk e ka Vierian si zgjedhje të parë, ai ka shtuar: "kam disa objektiva të cilat duke qëndruar tek Inter nuk mund t'i realizoj dhe kur të shkoj tek City do të bind Mançinin se jam po ai i para 4 viteve", - ka përfunduar Vieira.
Edhe njëherë ai ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në përfaqësuesen Franceze ku kohët e fundit nuk është thirrur nga tranieri Domenech. Në të njëjtën kohë flitet se City është duke bërë një ofertë, për mbrojtësin e Palermos Kjaer, prej rreth 18 milion eurosh.
r.b/NOA