English

Vrasje mes të ardhurish në Durrës, shoqërohet një burrë me tre djemtë e tij

Durrës, 7 Janar NOA - Një i ri ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar fatalisht sot pasdite në kushtet e një përplasjeje mes familjesh të ardhurish në periferi të Durrësit, informon korrespondenti i NOA. Viktima është Preng Lazri, 22 vjeç nga Shkodra me banim prej disa vitesh në lagjen "Rinia" në Durrës.

Policia tha se në këtë ngjarje është plagosur dhe kushëriri i tij Xh.Lazri, 35 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka bërë shoqërimin e 55 vjeçarit H.Bushi dhe tre djemve të tij, duke i identifikuar si të dyshuar për autorë të vrasjes së sotme.

Hetimet e para nxjerrin një konflikt në kohë mes familjes shkodrane ku gjeti vdekjen Lazri dhe asaj Bushi nga Dibra, për shkaqe ende të pasqaruara pronësie.

e.r/NOA

KOMENTE