English

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht, kompensim i plotë

FOTOT

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Bushat, 8 janar NOA - "Qeveria është e vendosur që sapo të kapërcejmë këtë moment, të ulemi, ta vlerësojmë dëmin bashkërisht me ju dhe ta kompensojmë atë plotësisht. Por jetët e njerëzve janë gjëja më e çmuar, pastaj vjen gjëja e gjallë që sigurisht është jashtëzakonisht e rëndësishme për jetën e banorëve".

Kështu u është drejtuar kryeministri Berisha banorëve të komunës së Bushatit, të cilin e vizitoi sot për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet dhe masat e marra për përballimin e vështirësive të krijuara.

Kryeministri përgëzoi autoritetet vendore dhe gjithë banorët e kësaj komune, për mënyrën burrërore me të cilën kanë përballuar këtë përmbytje. Gjithashtu, Kryeministri bëri thirrje për evakuimin e banorëve të mbetur, si një domosdoshmëri për të mbrojtur jetët njerëzore, ndërsa siguroi kompensimin e plotë të çdo dëmi.

"Dua t'ju bëj thirrje atyre që të largohen nga çdo banesë në rrezik. Dua t'i siguroj se qëllimi ynë kryesor është jeta e njerëzve, shëndeti i tyre, pastaj të tjerat ne do t'i kompensojmë" tha Berisha.

Gjithashtu, kryeministri bëri të ditur se i ka kërkuar Komitetit Ndërministror që të identifikohen të gjitha familjet që kanë pritur në shtëpitë e tyre banorë të evakuuar, në mënyrë që atyre t'u ofrohet ndihmë.

Drejtuesit vendorë e siguruan kreun e qeverisë se ndarja e këtyre ndihmave bëhet në bashkëpunim me kryesinë e fshatit dhe autoritetet e tjera vendore.

Edhe evakuimi i banorëve është bërë në sajë të ndihmës së madhe të dhënë edhe nga forcat e ushtrisë .

k.k/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

KOMENTE