English

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Shkodër, 8 Janar NOA - Banorët që gjenden në zonën e rrezikuar eventualisht nga përmbytjet në Shkodër, duhet që urgjent të largohen duke iu nënshtruar procesit të evakuimit.

Pohimi u bë para pak minutash nga Kryeministri Sali Berisha i cili gjendet në Shkodër dhe momentalisht ka nisur drejtimin e një mbledhjeje në Prefekturë lidhur me situatën e përmbytjeve.

Duke iu referuar evakuimit, Berisha tha se "kjo është kërkesa jo vetëm e imja dhe e qeverisë por e çdo shqiptari", deklaroi kryeministri.

"Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që popullata, i madh dhe i vogël të evakuohet. Insistoj sërish në këtë sepse nivelet e ujit janë rritur dhe po rriten", - pohoi Berisha duke riftuar që banorët vullnetarisht t'i nënshtrohen procesit të evakuimit nga zonat e përmbytura dhe ato që rrezikohen të përmbyten nga çasti në çast.

r.d/e.r/NOA

Â

KOMENTE