English

Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri

Romë, 8 Janar NOA - Qeveria italiane po ndjek me vëmendje situatën e emergjencës të krijuar në Shqipëri për shkak të përmbytjeve. Lajmi u dha sot në edicionin e lajmeve TG1 si edhe në deklaratën në faqen zyrtare të internetit të Qeverisë italiane sipas të cilës:

"Presidenti i Këshillit të Ministrave Silvio Berluskoni po ndjek me vëmendje zhvillimet e  emergjencës së përmbytjeve në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë rrezikun në zonat në jug të Shkodrës në të cilën banojnë qindra mijëra vetë".

Qeveria italiane ka dërguar në Shqipëri Komisarin e Jashtëzakonshëm për emergjencat e digave, Prof Roberto Guerco, i cili në një takim me Kryeministrin Berisha, Zv. Kryeministrin Meta dhe ekspertë të tjerë shqiptarë kanë hartuar strategjinë e ndërhyrjes.

Presidenti Berluskoni, i cili ka marrë nga autoritetet shqiptare falënderimet më të thella, ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë italiane për të dhënë ndihma për popullsinë e prekur nga moti i keq", - përfundon deklarata e qeverisë italiane.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

Â

KOMENTE