Durrës, 8 janar NOA - Një 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj pasi e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.
B.D., 36-vjeçe banuese në lagjen Nr.5 të Durrësit është paraqitur dje në ambientet e komisariatit të policisë ku ka denoncuar bashkëshortin e saj A.D, 44-vjeç sipas së cilës ai e ka dhunuar në mënyrë sistematike duke u rrahur, kërcënuar, ofenduar e keqtrajtuar.
Policia kreu veprimet proceduriale si dhe plotësoi Kërkesë-Padinë për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
k.k/NOA