English

Ekstradohet nga Italia 22-vjeçari, kërkohej nga policia për 2.2 gramë hashash

Tiranë, 8 janar NOA - Ekstradohet nga Italia një 22-vjeçar i kërkuar për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Donald Qose, 22-vjeç lindur në Berat u ekstradua sot nga Roma e Italisë pasi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, më datë 25 tetor të vitit 2007, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve". Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur më 25 mars të vitit 2007 kur nga kontrolli i ushtruar nga oficerë dhe agjentë të Seksionit të Luftës kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat, në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 2.2 gram lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva. k.k/OA

KOMENTE