English

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

FOTOT Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 8 janar NOA - Katastrofa natyrore që ka prekur zonat verilindore të vendit përveç dëmeve ekonomike mund të sjellë pasoja dhe për shëndetin e banorëve.

Një prej tyre është epidemia që mund të vijë nga ndotja e ujit të pijshëm si pasojë e përmbytjeve të tokave. Për këtë arsye, dy grupe specialistësh të lartë të shëndetit publik nga Instituti i Shëndetit Publik janë nisur sot drejt zonave të Lezhës e Shkodrës.

I pyetur nga agjencia NOA, drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, tha se grupi i specialistëve i nisur drejt Lezhës do të monitorojë për tre ditë me radhë situatën e ujit të pijshëm në këtë zonë, ndërsa drejt Shkodrës grupi i drejtuar nga Dritan Ulqinaku do të vëzhgojë nga afër situatën epidemiologjike në zonë, për të shmangur në kohë një katastrofë të dytë që mund të vijë si pasojë e shpërthimeve epidemike.

Ylli tha se të dy grupet do të kontaktojnë me specialistët e shëndetit publik të zonave për të shkelur terrenin e parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet e mëdha të këtyre ditëve.

"Ndotja e ujit të pijshëm është ajo çfarë na shqetëson më shumë pasi nga përvojat e kaluara dimë se në raste të tilla përmbytjesh, ujërat e zeza bashkohen me ato të bardha dhe krijojnë vatra infeksioni. Deri tani s'kemi asnjë të dhënë se mund të ketë shpërthime epidemike të krijuara por ne kemi udhëzuar specialistët tanë të marrin mostra të ujit për t'i analizuar ato në laboratorin tonë në ISHP", - tha Ylli.

b.m/NOA blerina.ahmetaj@noa.al

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

Â

KOMENTE