Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 8 janar NOA - Çmimet në muajin dhjetorë u rritën ndjeshëm duke bërë që norma e inflacionit të arrijë në 3.5%. Instituti i Statistikave ka konfirmuar se gjatë muajit të kaluar shqiptarët u përballën me rritje çmimesh për produktet ushqimore, konkretisht u rrit grupi i zarzavateve.
Muaji dhjetor 2009 përkon me festat e fundvitit çka shoqërohet me një rritje artificiale të çmimeve për frutat, perimet dhe pijet.
Por niveli i inflacionit 3.5% konsiderohet shqetësues, pasi objektivi është që ai të jetë në normën 3 %.
Niveli i çmimeve të shtrenjta duket se do të mbetet në të njëjtat nivele edhe gjatë muajit janar, pasi në këtë periudhë ka nisur edhe aplikimi i tarifave të rritura të energjisë elektrike. Tarifat e reja pritet të ndikojnë negativisht në ekonomi, pasi rriten kostot e produkteve dhe shërbimeve.
r.l/NOA