English

Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend

Tiranë, 8 Janar NOA - Në vijim te informacioneve të përcjella për ditën e sotme Ministria e Brendshme publikoi para pak çastesh të dhënat më të reja që nga mesdita e deri në mbrëmje mbi situatën në zonat e prekura nga përmbytja dhe masat që po merren.

Aktualisht vazhdon intensivisht evakuimi i komunitetit kryesisht në bashkinë Shkodër (lagjet Baçallëk, Ajasem, Livade....). Gjatë operacioneve në terren janë evakuuar edhe 1 067 krerë bagëti.

U bë mbledhje e posaçme me kryetarin e komunës Dajç, ku u përcaktuan masat konkrete për të ndërhyrë me ndihma ushqimore, asistencë shëndetësore dhe plotësimin e kushteve më imediate për jetesë të komunitetit që është evakuuar brenda komunës, kryesisht në fshatin Pentar të Dajcit.

Po bëhet ridislokimi i strukturave të ushtrisë dhe të policisë si dhe atashimi i përfaqësuesve të tyre pranë çdo kryetari komune të përmbytur, me qëllim që operacionet e evakuim shpëtimit dhe të ndihmave ushqimore që do të dërgohen në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Bushat, Bashkia Shkodër të jenë sa me efektive.

Aktualisht janë dërguar rreth 100 pako me ushqime në komunën Bushat, 300 pako në Dajç, 200 pako në Ana Malit si dhe janë depozituar dhe maganizuar një sasi e konsiderueshme me paketa ushqimore pranë bashkisë Shkodër.

Aktualisht janë të akomoduar 214 persona të fshatit Kuç, komuna Guri Zi në konviktin e shkollës industriale të qytetit Shkodër, ndërsa në hotel "Rozafa" Shkodër janë akomoduar 76 persona nga lagjja "Salo Halili" Shkodër.

Po merren masa konkrete për trajtimin e tyre me ushqime dhe asistencë mjekësore.

Janë ngarkuar me detyra kryetarët e njësive vendore në bashkëpunim me strukturat e policisë dhe ushtrisë për të verifikuar konkretisht familjet e evakuuara pranë të afërmve të tyre, identifikimin e tyre me qëllim që ndihmat të shkojnë në destinacionin e duhur.

Të gjithë komunat e përmbytura dhe lagjet e bashkisë Shkodër furnizohen 24 orë me energji elektrike.

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend

Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri

Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

 Tabelat e plotaÂ

Nr

Njësia vendore

Tokë e përmbytur

Persona të evakuuar

Shtëpi të përmbytura

1

Bashkia Shkodër

250 ha

148

320

2

Komuna Dajç

2000 ha

2000

1187

3

Komuna Ana Malit

1370 ha

248

180

4

Komuna Velipojë

2000 ha

25

50

5

Komuna Bërdicë

1800 ha

370

130

6

Komuna Guri Zi

650 ha

730

200

7

Komuna Bushat

1700 ha

312

130

8

Komuna Qendër, M.Madhe

500 ha

10

8

Gjithsej

10270 ha

3850 persona

2205 shtëpi

IV. Të dhëna orare për kaskadën e Drinit dhe Ulzës: ora 18:00

a. Kuotat, prurjet dhe prodhimi

HEC

K. max. lejuar

(m)

K. orare

(m)

Dif. Kuotave orare

(cm)

Prurjet orare

(m3/sek)

Prodhimi orar

(MË)

Fierze

296.00

292.51

-1

915

450

Koman

175.00

172. 21

-9

450

450

V.Dejes

76.00

74.48

-2

300

250

Ulez+Shkopet

128.80

127.72

-1

230

45

HEC e tjere

43

Derdhje uji

Fierze

Koman

V.Dejes

Ulez

Shkopet

Porta (m3/sek)

665

1300

1535

200

200

Agr (m3/sek)

450

520

565

64

80

Total (m3/sek)

1115

1820

2100

264

28

KOMENTE