English

Kërcënoi me anë të telefonit një vajzë, hetohet nga policia 26-vjeçari

Durrës, 8 janar NOA - Një 26-vjeçar do të ndiqet penalisht nga policia pasi kërcënoi me anë të telefonit një vajzë.

A.K., 26-vjeç lindur në Çorovodë Skrapar dhe banues në lagjen Nr. 14, Durrës, do të ndiqet penalisht nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka kërcënuar me jete nëpërmjet telefonit shtetasen Sh, S.

Burime nga policia thanë se mes dy të rinjve kishte nisur një sherr i cili pasoi me kërcënime të njëanshme.

Vajza denoncoi në polici telefonuesin i cili tashme do të hetohet për veprën penale të "përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike".

k.k/NOA

KOMENTE