Tiranë, 8 Janar NOA - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë tha sonte se, në kuadrin e fatkeqësisë natyrore dhe dëmin e shkaktuar familjeve të dëmtuara nga përmbytjet ka nisur një fushatë sensibilizimi në rrethin e Shkodrës.
Kryetari i KMSH, Haxhi Selim Muça i tha agjencisë NOA se sot në faljen e së premtes (xhumasë), ka sensibilizuar të gjitha Myftinitë e Shqipërisë, duke mobilizuar të gjithë Imamët e xhamive në rang Republike, për t'i ardhur në ndihme këtyre familjeve për gjithçka kanë nevojë në ushqime, veshmbathje, etj.
Gjithashtu KMSH thotë se në këtë sprovë të madhe, sensibilizojmë të gjithë opinionin publik që të kontribuojnë në llogaritë bankare të hapura pikërisht në ndihme te njerëzve në nevojë nga ana e shtetit shqiptar dhe t'i përballojë këto sprova me lutje dhe durim.
"Lusim Zotin e Madhëruar që t'ia lehtësojë sprovën të gjitha familjeve të prekura dhe të sjellë normalitetin në jetën e njerëzve", - përfundon thirrja e Selim Muçës.
r.b/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend
Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri
Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë
Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona
AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja
Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje
Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht
PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve
Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit
PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet
Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura
Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë
Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent
Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve
Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët
Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve
Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura
Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike