English

Kryqi i Kuq Shqiptar, ndihma për kategoritë më të rrezikuara nga përmbytjet

Shkodër-Lezhë, 8 Janar NOA - Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) po ndjek me shumë vëmendje gjendjen e vështirë që është krijuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe prurjet në Qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës. Artur Katuçi, Koordinator i komunikimit me publikun tha sonte për agjencinë NOA se KKSH ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e veta njerëzore, materiale dhe financiare për të mundur që të reagojë në kohë në ndihmë të njerëzve më nevojtarë.

Për kategoritë më të rrezikuara të identifikuara filloi shpërndarja e kiteve higjenike, ushqimit të gatshëm dhe ujit të pijshëm.

Kështu për një grup familjesh rome (11 familje) që jetojnë në afërsi të Urës së Bacallëkut, janë shpërndarë ushqime të përdorimit të përditshëm, ujë dhe kite higjienike. Ndërsa për një grup grash dhe fëmijësh të vendosur në "Qendrën e motrave të bashkësisë së udhës shpirtërore", (83 persona), janë shpërndarë kite higjienike. Ndërkohë vazhdon puna për identifikimin e qendrave të tjera të evakuimit për të bërë të mundur shpërndarjen e ndihmave me materiale të nevojshme.

Në nivel kombëtar, Kryqi i Kuq Shqiptar ka lëshur një thirje për solidarizim dhe mbështetje për të gjithë ata që janë në nevojë.

Një fushatë për mbledhje ndihmash dhe fondesh po organizohet në të gjitha degët kryesore të shoqatës për të lehtësuar sadopak gjendjen e vështirë të të përmbyturve në Shkodër dhe Lezhë.

Në përputhje me Planin Kombëtar të shoqatës për ndërhyrje në raste katastrofash, përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar kanë siguruar bashkëpunimin me strukturat e pushtetit vendor dhe atë qendror për një bashkërendim sa më efikas të masave që janë marrë dhe atyre që do të merren në të ardhmen në interes të më nevojtarëve.

Kështu vazhdon pjesëmarrja në Mbledhjet e Shtabeve të Emergjencës e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq dhe vlerësimi i situatës në vend.Â

Ndërkohë shoqata është në proces hartimi të planeve konkrete për një ndihmë jo vetëm në përgjigje të emergjencës aktuale, por edhe afatmesme.

"Këto plane shoqata i bazon në përgatitjet paraprake për raste katastrofash, por dhe në mbështetjen e shoqatave simotra, në mënyrë të veçantë të atyre të rajonit dhe të Zyrës evropiane të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me qendër në Budapest", - i tha agjencisë NOA, ur Katuçi, Koordinator i komunikimit me publikun në KKSH.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

KOMENTE