English

Mbërrin sot për vizitë presidenti i Kroacisë, Mesiç

Prishtinë, 8 janar, NOA - Pas vizitës së presidentit serb, Boris Tadiç me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, sot Kosovën e viziton edhe presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç. Ai mbërrin për një vizitë zyrtare në këtë vend duke shënuar në këtë mënyrë edhe udhëtimin e tij të fundit jashtë Kroacisë para se t'i përfundojë mandati gjatë muajit të ardhshëm si president i këtij vendi 18 shkurt, pasi ka shëryber me dy mandate 5-vjeçarë në krye të shtetit kroat.

Në axhendën e parashikuar gjatë vizitës së sotme njëditëshe në Kosovë të presidentit kroat, mediat bëjnë me dijeni se pritet që ai të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit si dhe të mbajë fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ndër të tjera, presidenti Mesiç do të vizitojë edhe ushtarët kroatë të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it, sikundër ka parashikuar edhe një takim me kroatët në Janjevë. Në të njëjtën kohë, thuhet se ai do ta marrë edhe mirënjohjen Qytetar Nderi i Prishtinës. n.e/NOA

KOMENTE