English

Ministria e Brendshme:Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

FOTOT

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Tiranë, 8 janar NOA - Komiteti Ndërministror nën drejtimin e Kryeministrit, Sali Berisha u mblodh në mesditë në Shkodër për të analizuar situatën në zonat e përmbytura.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha raportoi për situatën në zonat e përmbytura dhe për operacionet për evakuimin e banorëve dhe sistemimin e tyre në qendrat pritëse si dhe në banesat e të afërmve të tyre.

Kryeministri, Sali Berisha u bëri thirrje banorëve të zonës së përmbytur dhe atyre të rrezikuara që të evakuohen.

Në dispozicion të personave të evakuuar janë 4 konvikte të shkollave profesionale dhe konvikti i Universitetit të Shkodrës, reparti ushtarak në Rrenc si dhe ambientet e 18 hoteleve në Shkodër dhe Velipojë.

Në komunën Dajç dhe Ana e Malit, vazhdon shërbimi 24 orësh, nuk ka rritje të sëmundshmërisë.

Në komunën Gur i Zi, Ambulanca e fshatit Kuç është e izoluar nga uji.

Në komunën Bërdicë, Ambulanca në Trush dhe Bërdicë e Sipërme janë të izoluara nga uji, janë të pajisura me të gjitha medikamentet e emergjencës, vazhdon shërbimi 24 orësh pasi ka rritje të lehtë të sëmundshmërisë dhe kryesisht janë probleme të rrugëve respiratore.

Për dy lagjet që ndodhen buzë lumit Drin, Bahçallëk dhe Ajasëm, situata shëndetësore është nën kontroll.

"Për pritjen e popullatës së evakuuar funksionojnë të gjitha qendrat e pritjes dhe tashmë është futur në efiçencë shërbimi shëndetësor pranë këtyre qendrave sipas grafikut të parapërgatitur.

Medikamentet e siguruara nga Ministria e Shëndetësisë janë depozituar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe janë informuar të gjithë mjekët për tërheqjen e tyre në rast nevoje" deklaroi ministria e Brendshme e cila shtoi se deri më tani janë evakuuar 3752 persona.

Mësohet se në qarkun e Lezhës situata është e normalizuar ndërsa vazhdon monitorimi dhe investigimi i situatës, deri në normalizim të gjendjes higjieno sanitare të post-emergjencës.

k.k/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

KOMENTE