Tiranë, 8 janar, NOA - Forca të shumta të policisë Ndërtimore dhe asaj Bashkiake janë grumbulluar mëngjesin e sotëm para pallatit 12-katësh të ndërtuar nga kunati i deputetit Dashamir Peza, Ilir Mata.
Ky i fundit kishte ankimuar në Gjykatën e Tiranës prishjen e pallatit para pak javësh, por ky organ ia konsideroi të pavlefshme kërkesën e në këtë mënyrë, forcat e policisë e kanë gjetur të ligjshme ndërhyrjen e tyre sot për rrëzimin e ndërtesës në fjalë.
Bëhet me dijeni se në fakt po prishet pjesa e godinës, e cila nuk ishte përfshirë në projekt dhe se akti i prishjes ka nisur të kryhet nga Ndërtimorët që në orën 6 të mëngjesit.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe pritet që të ketë reagime nga opozita, e cila edhe disa javë më parë kur u krye ndërhyrja e parë për shembjen e objektit shumë të përfolur ishte e pranishme atje me anë të deputetëve socialistë, të cilët e kanë cilësuar atë si të lidhur me motive politike dhe aspak shkaqe urbanistike siç pretendohet nga Inspektoriati i Ndërtimit.
n.e/NOA
Â