FOTOT
Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona
Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht
PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet
Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura
Shkodër, 8 Janar NOA Përmbledhje - Opozita bëri të ditur sot ngritjen nga ana e saj të një shtabi emergjence për t'i ardhur në ndihmë të gjithë rajonit të përmbytur. Kurse kryetari i Partisë Socialiste tha nga Shkodra se opozita do të kërkojë me këmbëngulje "kompensimin e të gjithë të dëmtuarve deri në qindarkën e fundit nga pushteti përgjegjës që është qeveria e Sali Berishës" dhe shtoi se bëhet fjalë për një katastrofë jonatyrore."Jemi këtu për të filluar një punë të përditshme nëpërmjet një zyre ku do të funksionojë shtabi i ndihmës, i cili do të koordinohet me shtabin në Tiranë dhe me të gjitha bërthamat që do të ndërtohen me shpejtësi sot e në ditët në vijim në të gjithë Shqipërinë për të sensibilizuar të gjithë popullin opozitar, për të sensibilizuar jo vetëm anëtarët e mbështetësit e partisë sonë, por çdo qytetar në Shqipëri dhe në emigracion që dëshiron të marrë pjesë në këtë lëvizje solidariteti për ato familje që nuk kanë thjeshtë problemin e sotëm të të gjendurit nën ujë, por edhe problemin e nesërm të të dalit nga kjo përmbytje, e cila nuk është thjeshtë përmbytja momentale e shtëpisë, por ka edhe dëmet e veta", - tha Rama.
Njëkohësisht, tha Rama, PS po vazhdon paralelisht punën edhe me një grup ekspertësh dhe juristësh për të formuluar edhe këtë aspekt që lidhet drejtpërdrejt me verimtarinë korruptive.Â
Rama këtu iu referua konsideratës se kjo situatë, "vjen si pasojë e një akumulimi problemesh që lidhen me të gjithë sistemin e përgatitjes së infrastrukturës për situata të tilla dhe njëkohësisht me një problem të krijuar nga keqqeverisja e periudhës së fundit, për arsye që lidhen edhe me korrupsionin".
Nga ana tjetër Rama premtoi sërish se "ne nuk do t'i ndahemi Sali Berishës dhe Qeverisë për kompensimin deri në qindarkën e fundit të të gjitha këtyre dëmeve që nuk janë shkaktuar nga Zoti, po nga keqqeverisja".
Këtu ai përforcoi duke thënë se "jemi absolutisht të bindur që ishte një katastrofë plotësisht e shmangshme".
"Që të gjitha reshjet e prurjet e ujërave ishin plotësisht të kontrollueshme, brenda një kufiri të arsyeshëm, në rast se do të ishte vepruar konform të gjitha rregullave dhe procedurave ligjore që garantojnë menaxhimin e këtyre situatave. Kjo nuk ka ndodhur", - akuzoi Rama.
Kurse shtoi: "Kemi të dhëna të mjaftueshme për të besuar që, fatkeqësisht, jo vetëm që ka qenë një fatkeqësi që mund të shmangej, një katastrofë që mund të shmangej, por që gjithçka është akumuluar për arsye, të cilat janë të lidhura edhe me korrupsionin".
Gjithsesi Rama siguroi se këto nuk janë sigurisht akuza që zbehin atë që sot mbetet më e rëndësishmja që jemi pranë njerëzve, të krijojmë një rrjet solidariteti njerëzor në të gjithë vendin, me të gjithë qytetarët e qytetaret e këtij vendi, që jetojnë këtu apo jashtë.
"Të gjitha degët e PS-së, në të gjithë vendin dhe në emigracion janë vënë në lëvizje për të rritur ndjeshmërinë dhe për të koordinuar të gjitha energjitë pozitive të solidaritetit duke dhënë orientimet dhe rrugën e duhur për të gjithë ata që sot u gjenden pranë këtyre mijëra familjeve që rrinë në qiell të hapur dhe që gjenden nën ujë dhe jo vetëm shpirtërisht, por edhe financiarisht", - tha Rama.
***
Gjatë kësaj vizite, kreu i G99 Veliaj e ripërsëriti apelin e tij ndaj qytetarëve që të kontribuojnë e të ndihmojnë brenda mundësive për përballimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. "Është koha për solidaritet dhe bujari ndaj njëri tjetrit", tha Veliaj.
r.d/e.l/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Posta Shqiptare, 20 mijë euro dhe 1.9 milionë lekë për familjet e përmbytura
Punonjës të Kryqit të Kuq Shqiptar gjenden në Shkodër
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë: Plan për ndihma pas përmbytjeve
Kërkesa e Shqipërisë pranohet nga BE, vijnë 7 ekspertë të Brukselit
Komuniteti Mysliman: SOS përmbytjet, të nisë fushatë ndihmash
Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend
Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri
Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë
Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona
AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja
Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje
Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht
PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve
Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit
PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet
Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura
Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë
Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent
Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve
Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët
Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve
Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura
Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike